Alarm në selinë e OKB-së në Nju Jork

Jashtë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara është dhënë alarmi pasditen e sotme. Mediat bëjnë me dije se një person i armatosur është ndalur para godinës duke refuzuar të largohet, raporton ABC. Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me personin e armatosur. Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë këtë të fundin të ndërmarrë këtë veprim.

Në videot e publikuara në mediat shfaqet një burrë me këmishë të kuqe dhe xhaketë kafe duke ecur para ndërtesës.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg godinës. “Për shkak të një aksioni policor shmangni këtë zonë”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button