RMV, Federata do të organizojë përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë të lindur në vitin 2008-të

Të lindurit në vitin 2008-të, fëmijët e moshës 14-të vjeçare, kanë mundësi të përzgjidhen nga Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM) në kuadër të përzgjedhjes që po organizohet nga Federata, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë të gjitha ekipet se në kuadër të muajit dhjetor do të realizohen ndeshjet për selektimin rajonal për ekipin e Përfaqësueses deri 14 vjeç. I referohen edhe futbollistëve më të mirë të lindur në vitin 2008”, njoftojnë nga Federata.

Më 7 dhjetor do të realizohet përzgjedhja për Ohrin, ku përfshihet edhe Struga dhe Dibra; më 9 dhjetor përfshihen rajoni i Prilepit, ku përfshihet Manastiri, Resnja, Demir Hisari, Krusheva, Negotina, Makedonski Brod dhe Kavadarci. Më 17 dhjetor do të bëhet përzgjedhja për Gostivarin, ku përfshihet Tetova dhe Kërçova, kurse më 21 dhe 22 dhjetor në Shkup dhe Kumanovë.

Aplikimi duhet të realizohet tri ditë para mbajtjes së përzgjedhjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button