Gjermania vendosi kufizime për personat e pavaksinuar

Gjermania ka vendosur të marrë masa të reja kufizuese ndaj personave që ende nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, raporton BBC, përcjell Koha.net.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se personave të pavaksinuar do t’u ndalohet hyrja në shumë vende publike, përfshirë edhe në shitore jo-esenciale dhe në ngjarje të ndryshme. Përjashtim është veteëm nëse janë rikuperuar së fundi nga COVID-i.

“Duhet të kuptojmë se situata është shumë serioze dhe ne duam të marrim masa tjera përveç atyre të marra tashmë”, ka thënë ajo.

Merkel po ashtu ka thënë se vaksinimi i detyrueshëm në mbarë të Gjermanisë mund të bëhet nga shkurti i vitit 2022, pasi të jenë debatuar në parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button