Arsovska urdhëroi që brenda 2 muajve të gjitha institucionet të rregullojnë hyrjen në institucione për personat me nevoja të veçanta

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka kërkuar nga institucionet që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, të rregullojnë brenda 2 muajve hyrjen nëpër institucione për personat me nevoja të veçanta, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha institucionet publike nën kompetencë të Qytetit të Shkupit janë të obliguar që për 60 ditë të vendosin hyrje për personat me pengesa”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, duke sqaruar që kryetarja tashmë ka dërguar letër me shkrim deri të institucionet për këtë çështje.

Qyteti i Shkupit vlerësojnë që kjo kërkesë është në kuadër të Programit për të mundësuar qasje më të lehtë të personave me nevoja të veçanta në institucione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button