MMJPH dha sqarime shtesë për ndalimin e përdorimit të qeseve të plastikës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në përputhje me Ligjin për Menaxhim me Paketimin dhe Mbeturinat nga Paketimi nga 1 dhjetori 2021 ndalohet lëshimi i qeseve plastike për bartjen e mallrave për një përdorim në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në tregun e vendit tonë lejohet që të lëshohen vetëm qeset e biodegradueshme për bartjen e mallrave që janë prodhuar në përputhje me standardet e përcaktuara për biodegradueshmëri të publikuara në Rregulloren për standardet e biodegradueshmërisë që duhet të plotësojnë qeset për bartjen e mallrave, mënyra e lëshimit në treg të qeseve të biodegradueshme nga tregtarët, si dhe formën dhe përmbajtjen e formularit për mbajtjen e evidencës (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” 265/2021)”, thonë nga MMJPH.

Për cilat qese zbatohen këto dispozita?

Për cilat qese zbatohen këto dispozita?

  1. Qeset plastike për bartjen e mallrave për të cilat paguhen kompensim prej 15 denarë dhe janë të detyrueshme të jenë të biodegradueshme janë qeset që jepen çdo ditë në arkë (në pikën e shitjes) gjatë blerjes në minimarkete, supermarkete, filiale, dyqane ushqimore, dyqane të vogla për artikuj ushqimorë të përditshëm, furra buke, kioska, kioska të ushqimit të shpejtë, tregje të gjelbra, pompa benzine me minimarkete.
    Të biodegradueshme do të thotë që deri më 1 qershor 2023 mund të plasohen qese okso-biodegraduese (MKS 1009) të cilat ishin të detyrueshme që nga viti 2013.
    Pas datës 1 qershor 2023 patjetër duhet të plasohen qeset të cilat janë të punuara me material i cili mund të dekompozohet (si dhe çdo material organik nga uji, dioksidi i karbonit dhe biomasa-standardi MKS EN ISO 17556:2020).
    Qeset plastike shumë të lehta për bartjen e mallrave janë plotësisht të ndaluara. Këto janë qeset trashësia e të cilave është më e vogël se 15 mikron (ato që përdoren për paketim/matjen e frutave dhe perimeve për shembull).
  2. Qeset plastike për bartjen e mallrave për të cilat nuk vlen kompensimi prej 15 denarë dhe standardet për biodegradueshmëri janë ato që u jepen konsumatorëve në arkë (në pikën e shitjes) në shitore ku shiten mallra të cilët nuk janë për përdorim të përgjithshëm ditor siç janë dyqanet për libra, veshmbathje, këpucë, vegla, pajisje elektrike dhe elektronike, dyqane mobiljesh, dyqane artizanale, dyqane për suvenirë, Galeritë e artit, për produkte kozmetike, farmaci(bujqësore, ndihmesa mjekësore dhe të tjera).
  3. Rekomandohet që këto qese të jenë më të trasha (mbi 50) në mënyrë që të ripërdoren dhe të hidhen në kontejnerët për plastikë (kontejner i verdhë) nga ku do të dërgohen për riciklim në kompanitë lokale të riciklimit dhe tek vetë prodhuesit e qeseve plastike të cilët përsëri nga ato qese do të bëjnë të reja.
  4.  Qeset e plehrave nuk janë qese për bartjen e mallrave dhe nuk përfshihen në këto masa.

Ideja është që në këto masa fillestare të përfshihen subjektet që tregtojnë mallra për konsum të gjerë dhe masiv ditor, që më pas të zbatohet edhe në pika të tjera të shitjes.

Ndryshe, prej 1 dhjetor një qese plastike për pazar në markete dhe shitore kushton 15 denarë, kjo në përputhje me Ligjin e ri për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi. Deri tani, dyqanet paguanin nga 1 deri 10 denar për një qese pazari. Gjithashtu, prej sot për herë të parë, vendoset edhe ndalesa e përdorimit të paketimeve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button