fbpx

Ministri Shaqiri buxhetii i MSHIA-së për vitin 2022 është 1.35 miliardë denarë

“Propozim-Buxheti i  Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për vitin 2022 shënon vlerën prej 1.323.684.000  denarë që nënkupton se kemi rritje të disa pikave të buxhetit në krahasim me vitin e kaluar”, tha ministri Jeton Shaqiri në konferencën për shtyp sot.

Ndër të tjera, ministri Shaqiri tha se buxheti i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratës ndahet në 3 pjesë:

  1. Pjesa e parë dhe me vlerë më të lartë e këtyre mjeteve, përkatësisht 900.000.000 denarë ndahen për financimin e Radiotelevizionit nacional, Radiodifuzionit nacional dhe Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale.
  2. Shtylla e dytë në buxhetin e MSHIA-së është buxheti i MARnet-it, e cila shënon vlerën prej 15.254.000 denarë. Me ndarjen e mjeteve të buxhetit vazhdojmë të investojmë në ndërlidhjen e universiteteve dhe të të gjitha institucioneve të tjera arsimore dhe hulumtuese në rrjetin e MARnet-it, i cili do të kontribuojë drejt realizimit të qëllimeve lidhur me rritjen e nevojave me shfrytëzimin e shërbimeve të broadbandit dhe promovimin e tyre, si dhe reduktimin e hapësirës digjitale.
  3. Pjesa tjetër e Propozim-Buxhetit për vitin 2022, përkatësisht shtylla e tretë e buxhetit shënon vlerën prej 277.532.000 denarë (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e pesëqind e tridhjetë e dy mijë denarë), pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë parashikuar për digjitalizimin e shërbimeve, qasje më efikase, më e shpjet dhe më e lehtë për qytetarët dhe për bizneset.
Buxheti, MSHIA
Buxheti, MSHIA

“Transparenca dhe puna e hapur, si dhe konsultimi i rregullt me qytetarët janë bazë e krijimit të politikave dhe e marrjes së vendimeve, të cilat janë në interes të qytetarëve. Falënderoj edhe Ministrinë e Financave dhe Qeverinë për ndjeshmërinë në këtë drejtim dhe jam i bindur që viti 2022 do të jetë vit i shumë sukseseve jo vetëm për MSHIA-në por edhe për çdo qytetar”, përfundoi prezantimin e tij Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button