RMV, dënime deri në 500 euro për ata që do të përdorin dhe shesin mjete piroteknike 

Ata që pa autorizim qëllojnë me armë zjarri, përdorin mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose djegëse, ose në mënyrë të ngjashme prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, do të gjobiten gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë denari, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se edhe këtë vit po zhvillon një fushatë parandaluese, me qëllim informimin e qytetarëve për pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht para dhe gjatë festave të Vitit të Ri”, thuhet në njoftimin e  MPB-së.

Ligji për shkelje kundër rendit dhe qetësisë publike në nenin 31 parasheh gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë denari për atë që pa autorizim qëllon me armë zjarri, përdor mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose djegëse, ose në mënyrë të ngjashme prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.

Sipas Kodit Penal, neni 396 parashikon prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin pa leje të armëve ose materieve shpërthyese:

  • Kushdo që i paautorizuar prodhon, posedon, shet, blen ose shkëmben armë zjarri, municion ose lëndë plasëse, dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet;
  • Nëse lënda e veprës nga paragrafi 1 është një sasi më e madhe e armëve të zjarrit, municionit ose eksplozivit, ose armëve të zjarrit, municionit ose materieve shpërthyese që qytetarëve u është ndaluar, kryesi dënohet me së paku pesë vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button