Procedura e shkurtuar për miratimin e ligjeve, vërejtje e kamotshme e BE-së, Kuvendi s’heq dorë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, për vite me radhë po kritikohet në raportet e KE-së për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtër. Vërejtjet nga ana e këtij institucioni evropian, mbeten pothuajse fjalë për fjalë të njëjta. Megjithatë, këto raporte nuk kanë bërë që Kuvendi të ndryshojë qasje qoftë edhe pak. Ndërkohë, funksionarët përkatës kanë arsyetimet e tyre për këtë mënyrë veprimi, shkruan Portalb.mk.  

Më poshtë i kemi renditur vërejtjet e KE-së lidhur me këtë çështje në raportet e saj që nga viti 2016:

Raporti i vitit 2016 – Ka vazhduar praktika e ndryshimeve të shpeshta legjislative të ligjeve dhe përdorimi i procedurave të shkurtuara për miratim, pa konsultim të mjaftueshëm apo vlerësim të ndikimit, vazhdoi.

Raporti i vitit 2018 – Parlamenti akoma duhet të përmirësojë performancën e tij si forum për dialog politik konstruktiv dhe të përmirësojë funksionin e tij legjislativ duke kufizuar përdorimin e gjerë të procedurave të shkurtuara legjislative.

Raporti i vitit 2019Parlamenti ka përmirësuar performancën e tij si forum për dialog politik konstruktiv dhe ka përmirësuar funksionet e tij mbikëqyrëse dhe legjislative, duke përfshirë kufizimin e përdorimit të procedurave të shpejta.

Raporti i vitit 2020Rritja e ndjeshme e përdorimit të procedurave të shpejta ngre shqetësime dhe duhet kufizuar.  Duhet të ketë përdorim të kufizuar të procedurave të shpejta pasi ato pengojnë pjesëmarrjen e duhur të palëve të interesuara në proceset legjislative dhe debatet demokratike.

Raporti i vitit 2021 – Puna e Kuvendit u pengua nga polarizimi politik i shoqëruar nga Kovid-19, i cili në disa raste ndikoi në funksionet e tij të zakonshme. Nevojiten përpjekje për të forcuar rolin e tij si një forum për dialog politik konstruktiv, veçanërisht në agjendën e reformave të BE-së. Duhet treguar shumë kujdes në përdorimin e procedurave të shpejta, të cilat duhet të kufizohen për të siguruar një shqyrtim dhe konsultim efektiv të legjislacionit.

Në raportet e pesë viteve, siç mund të shihet, vetëm në vitin 2019, vendi ka pasur përmirësim në këtë fushë, por pas këtij raporti, Kuvendi ka rikthyer vërejtjen e njëjtë në dy rpoartet pasuese, duke shpeshtuar kështu sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtër.

Kuvendi

Çfarë nënkuptojmë sipas Kuvendit me ligji i cili miratohet me procedurë të shkurtuar? Propozuesi i propozim-ligjit i propozon Kuvendit, që për propozim-ligjin të diskutojë me procedurë të shkurtuar në rastin kur: nuk është në pyetje ligj kompleks dhe vëllimor, shfuqizohet ndonjë ligj ose dispozita të veçanta të ndonjë ligji ose nuk janë në pyetje harmonizime komplekse dhe vëllimore të ligjit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Megjithatë kur kjo bëhet praktikë e përhershme ka ndikime veçanërisht në kufizimin e debatit midis
deputetëve, ndikon negativisht në cilësinë e debatit shkurtohet e drejta e deputetëve të diskutojnë dhe
i privon nga miratimi i vendimeve me informim të mirë.

Në një raport të Institutit për Demokraci Societas Civilis, për monitorimin e cilёsisё sё debatit nё Kuvend, thuhet se nga aktet e monitoruara janar-qershor 2021, 72% ishin zbatuar në procedurë normale, 24% me procedurë të shkurtuar, ndërsa 4% e akteve të monitoruara në Kuvend u shqyrtuan me flamur Evropian.

Qeveria paraqitet si propozues i pothuajse dy të tretave (62%) të propozim ligjeve, ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve dhe akteve të tjera, ndërsa për 38% të akteve propozues zyrtarë ishin deputetët.

Talat Xhaferi

Por ndërkohë, pas raportit të vitit 2020, kreu i Kuvendi Talat Xhaferi, i pyetur atëkohë nga REL, tha se kanë zgjedhur që më mirë të kenë notim më të dobët për Kuvendin, se sa shteti të përballet me pasoja në drejtim të integrimit të vendit në NATO dhe bisedimet me BE-në. Xhaferi tha se procedurat e shkurtuara janë të lidhura edhe me pandeminë dhe se Kuvendi sërish është në një situatë të zgjedhë që të shkojë me çdo kusht në procedura të rregullta, ndërsa në dëm të nevojave për tejkalim të pasojave nga pandemia ose do të zbatojë procedurë të shkurtuar, ndërsa do të ketë vërejtje për atë.

“Kuvendi duhej të vendosë a do të shkojë me procedura të përshpejtuara në dëm të tij në raport me notën formale që na jepet në fund të vitit, apo do të shkojmë me procedurë të rregullt sipas së cilës rezultati do të ishte negativ për shtetin. Ne zgjodhëm formën më praktike, përkatësisht vlerësimi të jetë më i dobët për Kuvendit se sa shteti të kishte pasoja në raport me integrimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të RMV-së.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rashidi për Portalb.mk vlerëson se vërejtjet zakonisht vijnë prej Komisionit Evropian pikërisht për shkak se ligjet kalojnë me procedurë të shkurtuar dhe se ky trend vazhdon.

Surija Rashidi, deputet i LR-PDSH-së (Aleanca për Shqiptarët)
Surija Rashidi, deputet i LR-PDSH-së (Aleanca për Shqiptarët)

“Është shqetësues kjo mënyrë e të sjellit të ligjeve. Por kjo fillimisht varet prej propozuesit të ligjeve, pasi e propozon të miratohet me procedurë të shkurtuar, por që Kuvendi ka mundësi që edhe propozuesit t’ia kthejë ligjet që janë me procedurë të shkurtuar, sidomos kur bëhet fjalë për ligje që duhet të shkojnë me procedurë të rregullt, se kanë një vëllim të madh të ndryshimeve dhe ato ligje duhet të shkojnë me procedurë të rregullt, për të pasur debat më të gjerë, pasi procedura e rregullt kërkon që ligji të shkojë në leximin e parë diskutim të përgjithshëm dhe leximin e dytë parashtrohen amendamentet. Ndërsa procedura e shkurtuar, shkon vetëm ajo pjesa e leximit të dytë ku shkojnë drejtpërdrejtë me amendamente dhe nuk kanë mundësi që deputetët ta shqyrtojnë ligjin më detajisht dhe të japin propozimet e tyre. Vërejtja e Komisionit Evropian është me vend, ne gjithmonë kemi apeluar kësi fenomeni të ketë sa më pak në Kuvend, por fatkeqësisht dëmi i tyre është mjaft i madh dhe vazhdon i njëjti trend”, vlerëson Rashidi. 

Edhe në raportin e Institutit për Demokraci Societas Civilic, “Kuvendi nёn thjerrёz: Raport nga monitorimi i cilёsisё sё debatit nё Kuvend (janar – qershor 2021)”, kërkohet që deputetët të përdorin me kujdes dhe në mënyrë minimale procedurën e shkurtuar dhe procedurën për rishikimin e propozim – ligjeve me flamurin Evropian.

“Procedura e shkurtuar dhe urgjente zvogëlon kohën për debat, ofron afate më të shkurtra për përfundimin e diskutimit, ndërsa në disa raste votohet edhe pa diskutim. Kufizimi i diskutimit në Kuvend parashikohet gjithashtu edhe për propozim – ligje për të cilat përdoret flamuri Evropian, i cili shënon harmonizimin e ligjit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.12 Keqpërdorimi i këtyre mekanizmave kufizon debatin midis deputetëve, ndikon negativisht në cilësinë e debatit, shkurtohet e drejta e deputetëve të diskutojnë dhe i privon nga miratimi i vendimeve me informim të mirë. Keqpërdorimi i tillë rezulton në mënyrë të pashmangshme në zgjidhje ligjore të nxituara dhe joadekuate”, thuhet në këtë raport.

Ndryshimi i mënyrës së miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar, është gjithashtu pjesë e procesit reformues të vendit në rrugën drejt Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button