Dy të plagosur në Prishtinë

Dy persona janë plagosur para më pak se një orë në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë Agron Borovci. Ai tha se informata është marrë nga policia rreth orës 15 e 30.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”, tha Borovci.

Ai shtoi se viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, tha Borovci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button