RMV, pothuajse 60 për qind e të rinjve nuk e dinë se kanë të drejtë për shtesë rinore

Vetëm 10 për qind e të rinjve në vend e njohin mirë Ligjin për Shtesat Rinore, ndërsa 33 për qind e tyre vetëm kanë dëgjuar për këtë ligj. Pothuajse 60 për qind e të rinjve nuk e dinë se kanë të drejtë për shtesë rinore, u theksua në konferencën “E drejta për shtesë rinore – Informohu për të drejtat tua prej punëtori” që sot u mbajt në kuadër të fushatës “E drejta për shtesë rinore”, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Zoran Ilievski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit të Organizatave Rinore TANI (SEGA), tha se nga fillimi i fushatës në gusht të këtij viti e deri më sot, numri i shfrytëzuesve të shtesës rinore është rritur për 140 individë.

Gjorgji Tasev, këshilltar për rini dhe politika rinore në konferencë shpjegoi se, për këtë vit është ndarë buxhet prej 100 milionë denarë, për 4000 të rinj të cilët mund ta shfrytëzojnë mundësinë e shtesës rinore.

“Shfrytëzimi maksimal gjithëpërfshirës i kësaj mase është i mundur vetëm nëse realizohet nëpërmjet këshillave ekonomike vendore, komunave dhe organizatave joqeveritare, të cilat punojnë në këtë fushë. Mendoj se është me rëndësi është që masa të jetë e decentralizuar në mënyrë që të afirmohet nga përdoruesit përfundimtarë, gjegjësisht të rinjtë”, deklaroi Tasev.

Mile Boshkov, kryetar ekzekutiv i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë foli në konferencë për strukturën mendore të të rinjve, të cilët të ardhmen jashtë e shohin, por edhe për pakënaqësinë e të rinjve me pagat dhe sistemin modest informativ si probleme për mosinteresimin e të rinjve për shtesa rinore.

“Për sa i përket avancimit të kësaj mase, mbetet të shohim nëse është me rëndësi të rritet ndihma madje edhe hap pas hapi për zonat rurale apo sipas të të ardhurave, ndaj ndoshta duhet menduar që kufiri të lëvizë në 23 vjeç”, tha. Mile Boshkov.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve si Agjencia për Punësim, Konfederata e Biznesit, Konfederata e Sindikatave të Lira, Agjencia për Rini dhe Sport, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç.

Fushata kombëtare “E drejta për shtesë rinore” zbatohet në periudhën nga gushti deri në dhjetor 2021, për të informuar të rinjtë dhe punëdhënësit për dobinë dhe përfitimet e Ligjit për Shtesa Rinore.

Përkrahësit e saj janë: Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL), Konfederata e Biznesit (KB), Info Kompas – Prilep. Partnerë në realizimin e fushatës janë: Bintern, Network for European Citizenship and Identity North Macedonia – NECI NMK, Këshilli Rinor Prilep, Organizata e Gruas – OG – Sveti Nikole, LAG Agro Lider dhe Qendra Vullnetare Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button