Bashkëshortja e bosit të drogës “El Chapo” u dënua me 3 vite burg

Emma Coronel Aispuro, gruaja e mbretit famëkeq të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, të martën u dënua me 3 vjet burg pasi u shpall fajtore për krimet që lidhen me kartelin e drogës Sinaloa të burrit të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një gjykatës federal në Washington e vendosi dënimin pranë rekomandimit katërvjeçar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.

Ajo gjithashtu duhet të vuajë katër vjet lirim të mbikëqyrur pas vuajtjes së dënimit. Gjoba prej 1.5 milionë dollarë që kërkoi edhe Departamenti i Drejtësisë është paguar tashmë.

Aispuro, e cila u martua me Guzman kur ishte adoleshente, luajti një “rol minimal” në perandorinë e drogës të Guzman, sipas prokurorëve.

Prokurori federal Anthony Nardozzi tha në gjykatë se Aispuro nuk ishte një lider në kartelin e bashkëshortit të saj, por një “dhëmbëz në një rrotë shumë të madhe të një organizate kriminale”.

Aispuro, 31-vjeçare ish-mbretëreshë e bukurisë, u shpall fajtore për tre akuza në qershor, përfshirë komplotin për shpërndarjen e kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marijuanës në SHBA, së bashku me pastrimin e parave.

Ajo është një shtetase amerikane që fillimisht nuk u konsiderua si pjesë e krimeve të bashkëshortit të saj kur ai u gjykua dhe u dënua për drejtimin e kartelit masiv të drogës Sinaloa në vitin 2019.

Por, hetuesit vazhduan të shikonin arratisjen e Guzman-it të bërë nga një burg meksikan në 2015.

Në shkurt, prokurorët akuzuan Aispuro-n se ka ndihmuar në atë arratisje, së bashku me djemtë e saj, dhe ajo u arrestua në aeroportin Dulles të Washingtonit.

Ajo nuk u akuzua përfundimisht për ndihmën në arratisje, por që atëherë ka qenë në paraburgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button