Ekspozitë: Të rinjtë për një Tetovë të pastër

Përmes eko ekspozitës, sot shoqata Multikultura  në bashkëpunim me artistë të rinj tentuan të rritin vetëdijen e qytetarëve  për një mjedis të pastër dhe të mirë menaxhuar, transmeton Portalb.mk.

Nga Multikultura shprehen se mbeturinat komunale janë problem për çdo qytetar, përfshirë këtu edhe për artistët e rinj, të cilët propozuan zgjidhje për këtë problem nëpërmjet artit të tyre.

“Fotografë të rinj kanë evidentuar pjesët më të ndotura të qytetit nëpërmjet fotografive, ndërsa artistët nëpërmjet artit të tyre në 9 pikturat e realizuara kanë shprehur se si do kishin dashur të dukeshin këto pjesë të qytetit; të pastra dhe të mirë menaxhuara.” thanë  nga Multikultura.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ndryshime pozitive për menaxhimin e mbeturinave komunale në Komunën e Tetovës”, implementuar nga Shoqata Multikultura dhe i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button