RMV, në pesë shkolla profesionale, përmes VR aplikacionit do të stimulohen proceset e punës

Qendra për Inovacione Sociale BLINK 42-21 promovoi aplikacionin e ri VR për përvetësimin e aftësive të punës në industrinë elektrike, në eventin global XR EXPO, i cili është në organizim të qendrës ndërkombëtare për trajnim ITCILO e Kombeve të Bashkuara, transmeton Portalb.mk.

“VR aplikacioni do të mundësojë simulim 3D të proceseve punuese në pesë shkolla të mesme profesionale në Maqedoni. Në këtë mënyrë, nxënësit do të fitojnë aftësi praktike dhe do të jenë më konkurrues në tregun e punës”, informojnë nga Qendra për inovacione sociale BLINK 42-21.

Aplikacionin, i cili mbështetet nga Organizata ndërkombëtare e punës, do të mund ta shfrytëzojnë edhe kompanitë gjatë trajnimit të punonjësve të rinj.

Përparësi të aplikacionit VR do të kenë vetë nxënësit e shkollave të mesme për përvetësimin e aftësive praktike në fushën e simulimit 3D të proceseve të punës, por do të jetë i dobishëm edhe për kompanitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button