fbpx

Në Norvegji u prezantua anija e parë me bateri (VIDEO)

Anija e parë autonome elektrike, Yara Birkeland bëri udhëtimin e saj të parë drejt Norvegjisë, raportojnë mediat botërore. Bëhet fjalë për një varkë 80 metra e gjatë dhe lundrimi i saj do të realizohet me karikim të bateriave. Anija ka tetë dhoma që mbajnë bateri me një kapacitet prej 7 megavat orë, që është e barabartë me 100 makina elektrike të Tesla-s, shkruan Meta, transmeton Portalb

Anija do të karikojë bateritë e saj përpara udhëtimeve të saj dhe sipas kësaj teknologjie të re do të reduktohet emetimi i 1,000 tonëve dioksid karboni në ajër, që është e barabartë me 40,000 udhëtime me makina me naftë. Kompania që zotëron anijen e re, menaxhon 40,000 kamionë në vit si pjesë e transportit të saj të mallrave. Transporti i mallrave me anije do të zëvendësojë përdorimin e kamionëve. Kjo kompani është aktualisht një nga prodhuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit në Norvegji.

This slideshow requires JavaScript.

Varka autonome elektrike ka një kapacitet prej 120 kontejnerëve dhe është produkt i kompanisë Enova, e cila promovon burimet e rinovueshme të energjisë. Kjo anije do të jetë në gjendje të ngarkojë dhe shkarkojë në mënyrë të pavarur dhe të lundrojë pa pjesëmarrjen njerëzore. Fillimisht do të ketë një periudhë prove prej dy vitesh, ndërsa lundrimi klasik me njerëz do të kryhet rregullisht nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Transporti nëpër botë, së bashku me udhëtimin ajror, është përgjegjës për krijimin e 5 për qind të emetimeve globale të gazeve serrë. Këto gazra të dëmshëm çojnë në një rritje të temperaturës globale të ajrit. Me rritjen e ekonomisë globale në të ardhmen, emetimet e gazeve serrë pritet të rriten nga transporti, përveç nëse kompanitë e transportit kalojnë në teknologjinë e gjelbër që nuk lëshon gazra të dëmshëm në ajër.

Industritë e transportit janë zotuar të arrijnë zero emetimet e gazeve serrë deri në vitin 2050.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button