RMV, tre persona përfunduan pas grilave – kryen incest dhe trafikim me fëmijë

Në një aksion policor pas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë arrestuar tre persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i parë ka kryer dy vepra të vazhdueshme penale -Incest dhe vepër penale Trafikim me fëmijë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë kanë kryer vepër të vazhdueshme penale- Trafikim me fëmijë, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria njoftoi se i dyshuari i parë, i cili është baba i gjashtë fëmijëve, prej të cilave tre të mitura, ka shfrytëzuar të njëjtat mundësi për një kohë të gjatë për të kryer marrëdhënie seksuale me njërën nga vajzat e tij të mitura. Njëkohësisht, e dyshuara e dytë, duke shpërdoruar rolin e saj si nënë e një fëmije nën moshën 14 vjeçare, ka joshur vajzën të kryejë akte seksuale për kompensim monetar me të dyshuarin e tretë.

Sipas informacioneve nga shërbimet kompetente, nëna e ka çuar vajzën tek i dyshuari i tretë, në shtëpinë e tij dhe për kompensim monetar prej 2.000 denarë, e ndonjëherë edhe 500 denarë, duke e detyruar të zhvishet dhe të ketë marrëdhënie seksuale me të. Nëse fëmija refuzonte, nëna përdorte forcë fizike.

“I dyshuari i parë, duke keqpërdorur rolin e tij si baba, ia ka shitur vajzën një burri nga Kosova, i cili e ka gjetur përmes internetit. Pasi i është paguar kompensimi monetar prej 3000 euro, vajza është dërguar në Kosovë për martesë të detyruar. Pas dy muajsh ka ardhur për të vizituar prindërit e saj, ndërsa i dyshuari i parë, duke u arsyetuar se ishte shumë larg, nuk e ka kthyer në Kosovë dhe ka vazhduar të kryejë marrëdhënie intime me vajzën e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e PThP-së.

Vajzat e mitura nga familja janë në përkujdesje në Qendrën për punë sociale në Shkup, ndërsa nëna, babai dhe burri që kanë kryer akte seksuale ndaj fëmijës janë sjellë para gjykatësit dhe më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokuroria do të vazhdojë të hetojë nëse janë dhunuar dhe keqpërdorur edhe vajzat e tjera.

Për veprat penale të incestit dhe trafikimit të të miturve (neni i Kodit Penal në të cilin është marrë parasysh edhe martesa e detyruar) për të cilat akuzohen të dyshuarit, parashikohet dënim me burg prej së paku 10 vjet, gjegjësisht 12 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button