Dita e dytë e konferencës së 17-të ndërkombëtare “e-Shoqëri”

Sot në në Shkup mbahet dita e dytë e edicionit të 17-të të konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri” me temë “Demokracia në erën digjitale: sfidat dhe mundësitë”, e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, njofton Portalb.mk.

Konferenca fillon në ora 12:00 me sesionin e parë “Përvoja nga edukimi joformal i të rinjve për edukimin mediatik dhe mendimin kritik”, ndërkaq më pas vazhdon sesioni i dytë “Algoritme, privatësi dhe siguri. Të flasim për të drejtat e njeriut”.

Ndryshe, edicioni i sivjetshëm i konferencës e-Shoqëri.mk do të zgjasë 4 ditë dhe përbëhet nga 7 sesione, 2 fjalime frymëzuese, 2 trajnime dhe 1 punëtori, dhe kryesisht do të diskutohet për gjendjen e demokracisë sot, si dhe për atë se si teknologjia e formëson përkufizimin e qeverisjes së mirë dhe angazhimin qytetar në kushtet e sotme. Gjithashtu do të diskutohen edhe sfidat e epokës digjitale me fokus të veçantë në dezinformimin dhe sigurinë në internet. Aktivistë, ekspertë, gazetarë, nëpunës shtetërorë dhe mbështetës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë do t’i ndajnë pikëpamjet dhe opinionet e tyre mbi temën “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë”.

Ngjarja mbahet në format hibrid, me ç’rast dita e parë dhe e fundit e konferencës (30 nëntor dhe 3 dhjetor) do të mbahen në hotelin Panoramika, dhe disa nga pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ngjarje drejtpërdrejt, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të mund t’i ndjekin seancat online përmes platformës ZOOM dhe transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen e Fondacionit Metamorfozis në Facebook.

Agjendën e konferencës e-Shoqëri.mk mund ta shihni këtu: Agjenda-е-Shoqëri.mk-2021

Sesionet e ditës së parë të konferencës mund t’i ndiqni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button