Tre nxënës të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Miçigen

Tre nxënës janë varë dhe tetë të tjerë janë plagosur, duke përfshirë mësuesin, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë në shtetin amerikan, Miçigen, transmeton REL.

Zyrtarët kanë thënë se një djalosh 16-vjeçar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17-vjeçare kanë vdekur.

Të shtënat kanë ndodhur në shkollën e mesme Okford, rreth 55 kilometra në veri të Detroidit.

Policia supozon se i dyshuari, nxënës në shkollë, e ka përdorur armën që ia ka blerë babai javën e kaluar.

Nxënësit kanë thënë se janë fshehur nën banka gjatë sulmit.

Sipas zyrtarëve, i dyshuari, 15-vjeçar mund të ketë nisur sulmin pesë minuta pasi është telefonuar policia.

Nënsherifi i qarkut Oklland, Mike McCabe, ka thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna gjatë arrestimit dhe adoleshenti nuk është plagosur.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ngushëlluar familjarët e viktimave duke thënë se ata po përballen me “dhimbje të paimagjinueshme”.

Ky është incidenti i fundit me të shtëna në SHBA, dhe raste të ngjashme janë raportuar me dekada.

Pavarësisht debateve për kontroll të armëve dhe ashpërsim të ligjeve për shitje të armëve, autoritetet kanë jetësuar pak ndryshime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button