Policia gjermane shkatërroi një bandë të dyshuar për kontrabandë të pesë tonëve kokainë

Hetuesit gjermanë thanë se 14 të dyshuar u arrestuan gjatë hetimit kundër një bande të akuzuar për sjelljen e gati pesë tonëve kokainë nga Amerika e Jugut në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hetimi u nxit nga sekuestrimi i 690 kilogramë kokainë në vitin 2018 në një kontejner transporti në Santos të Brazilit, i destinuar për një kompani në Berlin, thuhet në deklaratën e Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë. Kjo i çoi ata në një rrjet kontrabande që daton të paktën nga viti 2011.

Banda u zhduk nga skena pas kësaj gjetjeje, por hetimet zbuluan përpjekjet për hapjen e rrugëve të reja të kontrabandës përmes Kolumbisë, Panamasë dhe Meksikës, tha policia.

Krahas kontrabandës së drogës, pjesëmarrësit akuzohen se kanë përdorur kompani false për të aplikuar në mënyrë mashtruese për ndihmë nga programet e ndihmës nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe për të pastruar para. Në mesin e të dyshuarave përfshihet një ish-oficer i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Stasi.

Të dyshuarit akuzohen për përfshirje në të paktën nëntë dërgesa kokaine me një total prej afro pesë tonësh. Policia gjermane tha se hetimi i tyre i përgjithshëm përfshin gjithsej 28 të dyshuar, shumica prej tyre gjermanë, dhe se besohet të jenë të përfshirë edhe shtetas turq, grekë, irakianë, gjeorgjianë, ukrainas, letonezë dhe kolumbianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button