fbpx

Mjekët amë do të fitojnë nga 30 denarë për pacient nëse mbi 70% të pacientëve i kanë të vaksinuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 112-të ka miratuar vendim për ndarjen e shpërblimit të njëhershëm financiar për mjekët amë, gjegjësisht ata do të shpërblehen me nga 30 denarë për 1 pacient, nëse mbi 70% prej numrit të përgjithshëm të pacientëve të tyre i kanë të vaksinuar kundër COVID-19, njofton Portalb.mk.

Masën përpara disa ditëve e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe siç kumtuan nga Qeveria, kjo është në drejtim të stimulimit për vaksinim për mbrojtje nga COVID-19 dhe për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button