fbpx

Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 122-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 122-të ku vendosi të mbështesë prodhuesit e mollës, orizit, rrushit dhe vinës për shkak dëmeve të shkaktuara nga pandemia, transmeton Portalb.mk.

Mjekët do të financohen me 30 denarë për një pacientë të vaksinuar, nëse mjeku amë do të arrijë të vaksinojë deri 70 përqind të pacientëve të regjistruar te ai.

Në këtë seancë u vendos të mbështeten projektet infrastrukturore të komunitetit rom me 14.9 milionë denarë në Kriva Pallankë, Kavadarci, Prilep, Koçani, Rankove, Dellçevë dhe Shuto Orizare.

Vllado Buçkovskit i vazhdohet mandati për të qenë përfaqësues i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë, mandat i cili duhej të skadonte nesër, më 1 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button