Është ulur prodhimi dhe numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë çmimet u rritën

Në muajin tetor në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve në industri, derisa prodhimi industrial dhe numri i punëtorëve në këtë sektor është ulur, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 2.8 % dhe për 13.7% në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar rritjen për 62.3 përqind te prodhimi i metaleve.

Raportohet që në tetor për 2.5 përqind është ulur numri i të punësuarve në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, duke u regjistruar rënie më e madhe te sektori Minierat dhe gurorët (7.3%).

Në tetor për 6.5 përqind është ulur edhe prodhimi industrial në krahasim me tetorin e vitit të kalua, ku rënie më e madhe është regjistruar të Prodhimet kapitale (33.1%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button