fbpx

Për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut i mundshëm nënshkrimi digjital dhe verifikimi i dokumenteve, sqaroi ministri

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë zhvilloi takim me përfaqësuesit e “Mastercard” për të prezantuar nënshkrimin digjital, si një nga projektet që është pjesë e digjitalizimit të administratës, transmeton Portalb.mk.

Në këtë mënyrë, dokumentet nënshkruhen në mënyrë elektronike me të njëjtin efekt juridik si nënshkrimi me dorë, që është një hap tjetër drejt digjitalizimit të administratës dhe shërbimeve në Maqedoninë e Veriut”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Përmes këtij shërbimi është i disponueshëm identifikimi digjital dhe shërbimet përkatëse, siç janë nënshkrimi digjital dhe verifikimi i dokumenteve për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Organizata e parë e cila përdor shërbimin eID-së, i menaxhuar nga Evrotrust është Banka NLB – Shkup. Përmes shërbimit të ofruar nga Banka NLB – Shkup, klientëve iu ofrohet mundësia e nënshkrimit elektronik në distancë të dokumenteve ligjërisht të detyrueshme”, sqarojnë nga MSHIA.

Aplikacioni në fjalë përmendet që nga shkurti i vitit 2020, kur asokohe me MSHIA-në udhëhiqte ministri, Damjan Mançevski. Premtimet e autoriteteve ishin që qytetarët, nëpërmjet celularëve, gjegjësisht aplikacionit të kenë mundësi që t’i skanojnë dokumentet personale, letërnjoftimin apo pasaportën. Gjegjësisht aplikacioni nëpërmjet kamerës së celularit do të bëjë identifikimin e personit dhe pastaj i njëjti do të ketë mundësi që të nxjerrë dokumente përkatëse pa pasur nevojë që të shkojë në sportele. Sipas autoriteteve qeveritare, shërbimi i këtillë do të mundësojë zëvendësimin e letrës dhe stilolapsit me dokumente elektronike, nënshkrime elektronike dhe aprovime nëpërmjet telefonave celularë.

Aplikacioni në fakt duhej të ishte gati para 6 muajve, të paktën kështu ka premtuar qeveria nga një ngjarje ku kryeministri Zoran Zaev, bashkë me ministrat e Financave dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Besimi dhe Jeton Shaqiri si dhe përfaqësuesit e Bankës Popullore dhe Drejtorisë së Inteligjencës Financiare, mbajtën takim me përfaqësuesit e “Master Card”, një vit pas nënshkrimit të memorandumit.

“Ky është shërbimi i parë për identifikimin elektronik të qytetarëve dhe do të jetë i qasshëm në fund të muajit prill. Kjo do të thotë se për shërbimet për të cilat deri më tani qytetarët duhet të konfirmonin identitetin e tyre me prani fizike, këtë do të mund ta bëjnë atë nga kompjuteri i tyre, laptopi ose telefoni celular”, thanë më 19 shkurt nga Qeveria.

Portalb.mk, në periudhën e kaluar ka bërë disa hulumtime për çështjen e shërbimeve elektronike. Nëpërmjet storjes hulumtuese, treguam rrugën e dy të rinjve për marrjen e certifikatës së kurorëzimit dhe sfidat që u përballën ky çift nga Shkupi, në mungesë të digjitalizimit. Në nëntor të vitit të kaluar, publikuam hulumtimin prej katër pjesëve në lidhje me vështirësitë e qytetarëve që hasin gjatë (mos)nxjerrjes së dokumenteve me një klikim në internet. Portalb.mk nxori në pah se në çështjen e shërbimeve elektronike, Maqedonia e Veriut është 10 vite mbrapa Bashkimit Evropian.

Storjet hulumtuese mund t’i lexoni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button