fbpx

Për tre muaj, 2 144 vdekje më shumë sesa lindje në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë tre mujorit të tretë ka regjistruar 5 065 lindje të gjalla dhe 7 209 vdekje, duke e regjistruar një dallim prej 2 144, transmeton Portalb.mk.

“Numri i lindjeve të gjalla në tremujorin e tretë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur me 3.8% dhe është 5 065 lindje të gjalla. Numri i vdekjeve në tremujorin e tretë të vitit 2021 shënon rritje prej 30.7% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2020 dhe arrin në 7 209 persona, prej tyre 14 foshnje”, raportoi Enti.

Raportohet që më së shumti lindje janë regjistruar në Tetovë (316), Kumanovë (277), Çair (256), Gazi Babë (202); kurse më së shumti vdekje në Gostivar (401), Tetovë (391),  Kumanovë (355), Gazi Bëbë (278), Manastir (267). Kështu, rritje më e madhe natyrore është regjistruar në Studeniçan (90), Qendër (60), Haraçinë (56), etj.

Enti raportoi që në këtë periudhë janë realizuar 480 divorce dhe 4 398 martesa, që paraqet rritje për 11.7 % në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button