Aktoret e shfaqjes “GRATË” fituan çmimin aktorja më e mirë në Festivalin Artmania – Gjakovë

Aktoret e shfaqjes së Teatrit Shqiptar të Shkupit, “Gratë” në regji të Qëndrim Rijanit, kanë fituar çmimin aktorja më e mirë në Festivalin Artmani, Gjakovë. Ky është festivali më i ri në Gjakovë, që u shfaq nga 25 nëntori në teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë, ku profesionistët dhe adhuruesit e artit u mblodhën në një ombrellë për të garuar rreth disa çmimeve që kanë të bëjnë me shfaqjen më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë, transmeton Portalb.mk.

“8 aktoret e shfaqjes sonë “GRATË” në regji të Qëndrim Rijanit ndajnë çmimin AKTORJA MË E MIRË në Festivalin ARTMANIA, Gjakovë, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Zarije Jonuzi Çeliku, Mirlinda Saiti Aida Elezi”, njoftuan nga Teatri Shqiptar i Shkupit

Çmimin aktori më i mirë e fitoi aktori Bujar Ahmeti në shfaqjen “Andorra” nga Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit, Blerta Neziraj, regjisorja e shfaqjes “Kosovo for Dummies” nga teatri i qytetit “Gjilan fitoi çmimin special, ndërsa çmimin shfaqja më e mirë e fitoi shfaqja “Andorra” e teatrit “Bekim Fehmiu” Prizren.

Juria e këtij festivali përbëhej nga regjisori Fatos Berisha, regjisorja Myrvete Kurtishi aktore doajene nga Teatri i Gjakovës dhe Rovena Lule regjisore dhe profesoreshë në akademinë e arteve ne Tiranë do të bëjnë edhe ndarjen e çmimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button