Ministrja bullgare: Autostrada Struma ka pasur mangësi, por ato nuk kanë qenë arsyet për aksidentin tragjik ku ndërruan jetë 45 udhëtarë

Ministrja e Zhvillimit Rajonal të Bullgarisë, Violeta Komitova ka publikuar rezultatet e kontrollit të autostradës Struma, ku ndodhi aksidenti tragjik. Komitova tha se autostrada Sofje – Blagoevgrad ka pasur mangësi, por se rrethojat mbrojtëse, kufizimi i shpejtësive dhe tatëpjeta nuk kanë qenë arsye për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Rrethoja mbrojtëse është bërë sipas standardeve që kanë pasur vlerë deri në vitin 2020. Prej këtij viti ka norma të reja për vendosjen e rrethojës mbrojtëse, por ato do të vlejnë për ato që do të ndërtohen nga viti 2021 e më tej. Ndryshimi i vetëm i rrugës janë shenjat mes të cilave ajo e shpejtësisë që ka qenë e kufizuar në 90 km/h, ndërsa më pas është rritur në 120 km/h”, tha Komitova.

Ajo shtoi se rruga ka pasur histori të gjatë, por se ky ka qenë aksident jo i zakonshëm trafiku.

“Më vjen keq, viktimat nuk mund t’i kthejmë. Nëpër autostrada kemi parë shumë fatkeqësi, por këtu kemi zjarr i cili sipas meje është arsyeja kryesore të ketë aq viktima, ndërsa ende nuk e dimë se si është shkaktuar ai”, tha Komitova.

Ajo së bashku me arkitekten që kanë bërë ekspertizë në rrugën kanë propozuar edhe vendosjen e sinjalizimit ndriçues në të gjitha vendet ku ka pushimore dhe rrethoje të re mbrojtëse sipas të gjitha standardeve. Ato paralajmëruar se, ky projekt do të përfundoj gjatë muajve të dimrit.

Kujtojmë se, me 23 nëntor një autobus i Maqedonisë së Veriut i kompanisë “Besa Trans”, u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari, si pasojë e të cilit humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 të tjerë u lënduan. Fillimisht u raportua se kishte 46 viktima. Por, tre ditë pas aksidentit, prokuroria e Bullgarisë tha se, kishin gjetur 44 trupa, shtatë ndodhen në spital, ndërsa 1 person nuk e dinë se ky ndodhet. Një ditë pas kësaj deklaratë, pas kontrollit shtesë të autobusit të aksidentuar, u gjet edhe një viktimë, duke u konfirmuar se numri i viktimave është 45. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button