Ruskoska: Kamçev do të mbetet në paraburgim, ka të dhëna se do të arratiset – njëjtë edhe për Mile Janakieskin

Orce Kamçev, i akuzuari në rastin “Perandoria” do të qëndrojë në paraburgim, pasi Prokuroria konsideron se nëse del menjëherë do të arratiset, transmeton Portalb.mk.

“Unë kam të drejtë të shpreh mendimin tim, por fjalën përfundimtare e ka kolegu ose kolegia që e udhëheq rastin”, thotë Ruskoska, e cila shton se mbrojtja e Orce Kamçevit e politizoi rastin duke e sjellë në paraburgim një ish-komisar të BE-së për ta vizituar”, tha prokurorja Vilma Ruskoska gjatë paraqitjes në Utrinski brifing.

Prokuroria gjithashtu nuk pranon garancinë e Kamçevit dhe avokatëve të tij për t’u mbrojtur në liri, pasi kishte të dhëna se do të arratisej.

“Unë kur bisedova me kolegen time, kur mbrojtja njoftoi garanci në të holla dhe në pasuri të paluajtshme, kemi biseduar për mendimin e saj, ajo tha se është absolutisht e sigurt se nëse lirohet nga paraburgimi, absolutisht do të arratiset”, tha Ruskoska.

Lidhur me rastet në të cilat është i akuzuar ish-ministri i Transportit Mile Janakieski, prokurorja tha se ka indicie për arratisje.

“Kemi vendim të shkallës së parë me 6 vjet e 3 muaj. Ka raste në të cilat është i akuzuar dhe janë në fazë përfundimtare. Imagjinoni sikur të shpallej fajtor për gjysmën e atyre rasteve. Përshtypja ime është se kur të merrte edhe ndonjë aktvendim tjetër, do të arratisej”, tha Ruskovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button