Ka një përgjigje të arsyeshme se pse disa vende nuk kanë raportuar për të sëmurë me Kovid-19

Deri më 22 nëntor, vetëm katër vende në botë nuk kanë raportuar asnjë rast të vetëm të të sëmurëve me koronavirus. Fakti që nuk është raportuar asnjë rast nuk do të thotë se në këto vende nuk ka asnjë të sëmurë. Përveç kësaj, fakti që ka vetëm katër vende nuk kanë raportuar asnjë rast të vetëm me koronavirus nuk do të thotë se virusi nuk ekziston dhe se ndodh vetëm në televizion. Është e papërgjegjshme të pretendosh një gjë të tillë kur që nga fillimi i pandemisë në gjithë botën jetën e kanë humbur mbi 5 milionë njerëz. Koronavirusi është i vërtetë, dhe pandemia e Kovid-19 është reale dhe ende larg përfundimit. Koronavirusi u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të dhjetorit 2019 dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se materiali gjenetik ARN i virusit u izolua më 7 janar të vitit 2020, shkruan Vërtetmatësi.

Në një postim në Facebook në mënyrë të papërgjegjshme pretendohet se fakti që disa vende deri më tani nuk kanë raportuar raste të koronavirusit do të thotë se pandemia është e rreme dhe ekziston vetëm në televizion. Kjo është një dezinformatë e plotë që mashtron publikun për të fituar një përshtypje të caktuar që bazohet në të pavërteta.

Nuk ka asnjë përgjigje të arsyeshme se përse disa vende në botë nuk kanë fare Kovid-19, përveç se që kjo është një pandemi e rreme që ekziston vetëm në televizion, thuhet në postim.

Kombet e Bashkuara zyrtarisht njohin 193 vende. Nga ato, deri më 22 nëntor, vetëm katër vende në botë nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus. Fakti që nuk është raportuar asnjë rast nuk do të thotë se në këto vende nuk ka asnjë të sëmurë.

Këto katër vende janë: Koreja e Veriut, Тurkmenistani, Тuvalu dhe Nauru.

Koreja e Veriut raportoi rastin e saj të parë të dyshuar me Kovid-19 më 26 korrik të vitit 2020. Rajoni jugor i Kaesong ishte nën gatishmëri të plotë. Më vonë u konfirmua se ky nuk ishte rast me koronavirus. Koreja e Veriut ishte vendi i parë që mbylli kufijtë e tij. Si fqinj i Kinës, vendi mbylli kufijtë e tij më 21 janar të vitit 2020 dhe ende nuk i ka rihapur ato. Më pas zbatoi masa të rrepta për ata që vijnë në vend (të huaj dhe shtetas), duke përfshirë një karantinë një ose dy mujore. Përderisa zyrtarët e Koresë së Veriut raportojnë zero raste në më shumë se 25 milionë banorë, mbetet për të parë se si fqinji më i afërt i Kinës mund të shpëtojë vërtet nga virusi dhe nëse kjo mund të jetë si rezultat i diktaturës totalitare që është në pushtet. Nuk ka të dhëna për numrin e të vaksinuarve në këtë vend.

Turkmenistani është një vend në Azinë Qendrore që kufizohet me Kazakistanin, Uzbekistanin, Taxhikistanin, Iranin dhe Afganistanin – të gjitha vendet që kanë raportuar raste të të prekurve me koronavirus. Flitet se raportet zyrtare të vendit mund të mos përputhen plotësisht me situatën zyrtare në vend. Ekzistojnë raportime mediatike në të cilat thuhet se mediat në këtë vend vetëcenzurohen sa i përket raportimit për koronavirusin dhe se megjithatë ka të sëmurë me koronavirus. Deri në 29 gusht të vitit 2021 janë administruar gjithsej 7.580.976 doza të vaksinave.

Tuvalu është një vend ishullor që ndodhet në Polinezi dhe njihet si një nga vendet më pak të vizituara në botë (nëse jo më pak i vizituari), të cilin e vizitojnë më pak se 200 turistë në vit. Kjo ndoshta ka ndihmuar në parandalimin e përhapjes të koronavirusit në këtë vend shumë të vogël që ka vetëm 12.373 banorë. Që nga data 22 tetor 2021, në këtë vend janë administruar gjithsej 12.114 doza të vaksinave.

Nauru është gjithashtu një vend ishullor që gjendjet në Mikronezi. Ashtu si Tuvalu, Nauru mban rekordin për një nga vendet më pak të vizituara në botë. Ka një popullsi prej 9.275  banorë. Deri në 20 gusht të vitit 2021, janë administruar gjithsej 14.790 doza të vaksinave.

Fakti që ka vetëm katër vende nuk kanë raportuar asnjë rast të vetëm me koronavirus nuk do të thotë se virusi nuk ekziston dhe se ndodh vetëm në televizion.

Është e papërgjegjshme të pretendosh një gjë të tillë kur që nga fillimi i pandemisë në gjithë botën jetën e kanë humbur mbi 5 milionë njerëz. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani (23.11.2021) me koronavirus janë infektuar gjithsej 212.375 persona, ndërkohë që jetën e kanë humbur 7.449 persona.

Koronavirusi është i vërtetë, dhe pandemia e Kovid-19 është reale dhe ende larg përfundimit. Koronavirusi u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të dhjetorit 2019 dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se materiali gjenetik ARN i virusit u izolua në 7 janar të vitit 2020. Ky është një virus i ri i cili nuk është regjistruar tek njerëzit kurrë më parë.

Në mars të vitit të kaluar OBSH shpalli pandemi të Kovid-19.

„Vërtetmatësi“ disa herë ka shkruar se koronavirusi SARS- CoV-2 paraqet një virus të izoluar. Mjeku Ile Kuzmanoski nga Shoqata e mjekëve specializantë në një deklaratë për „Vërtetmatësin“ tha se ka më shumë burime dhe studime shkencore që dëshmojnë se virusi  SARS-CoV-2 është izoluar, por gjithashtu është bërë edhe sekuencionimi i plotë i gjenomit të virusit.

Kjo do të thotë se materiali i plotë gjenetik i virusit që shkakton sëmundjen është i izoluar nga nazofaringu i pacientit dhe vërtetohet ekzistenca e tij, si dhe materiali unik gjenetik të cilin e përmban ai,  tha Dr. Kuzmanoski .

Ai shton se virusi nuk është edhe aq i padukshëm dhe inekzistent dhe se për këtë ekzistojnë edhe fotografi të bëra me mikroskop elektronik të grimcave të izoluara nga pacientë të sëmurë, me të cilat dëshmohet ekzistenca e këtij virusi si shkaktar i kësaj sëmundjeje.

Deklaratat e tilla që nuk bazohen në asnjë njohuri shkencore, dëshmi dhe fakte reale, janë vetëm një fyerje dhe mosrespektim për familjet që humbën të dashurit e tyre për shkak të këtij virusi.

Postimet e tilla që shpërndahen në rrjetet sociale dhe për të cilat nuk ofrohet asnjë dëshmi apo referencë shkencore, duhet të merren me shumë rezervë, sepse askush nuk mban përgjegjësi për efektet që mund të kenë ato tek lexuesit.

Njoftimet si këto sipas të cilave sëmundja nuk ekziston janë të papërgjegjshme, të rrezikshme, të dëmshme dhe inkurajojnë popullatën të relaksohet, të mos u kushtojë vëmendje masave dhe të mos vaksinohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button