Ndezja e instalimit elektrik në motor është arsyeja marrjes flakë të autobusit të NQP-së
Ndezja e instalimit elektrik në hapësirën e motorit është arsyeja pse autobusi i NQP-së Shkupi mori flakë, njoftuan nga kjo ndërmarrje publike. Bëhet fjalë për autobusin i cili mori flakë në lagjen Aerodrom të Shkupit teksa udhëtonte në bulevardin Brigada e Tretë Maqedonase dhe në të cilin në momentin e aksidentit ka pasur udhëtar të cilët për fat të mirë kanë dalë nga autobusi në kohë, transmeton Portalb.mk.
Në terren, për shuarjen e zjarrit intervenuan Brigada e zjarrfikësve me mjetin për shuarjen e zjarrit.
Siç informuan ng NQP Shkup, momentalisht është duke u bërë vlerësimi nga ana e tyre por edhe nga kompania e sigurimeve për të përcaktuar lartësinë e dëmit material.