Varhei: Bashkëpunimi policor në Evropën Juglindore kyç për partneritetin e sigurisë së BE-së

Është bërë progres i madh ndërmjet BE-së dhe fqinjëve në Evropën Juglindore në bashkëpunimin policor dhe krahasuar me fushat e tjera, ky është tani bashkëpunimi më i avancuar midis BE-së dhe fqinjëve të saj të drejtpërdrejtë,” tha në një video-mesazh Komisioneri për zgjerim i BE-së Oliver Varhei në takimin e 22-të të Komitetit të Ministrave në Konventën për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore, të mbajtur në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, Konventa për bashkëpunim policor për Evropën Juglindore është një nga bazat e një bashkëpunimi të tillë dhe element kyç i partneritetit de facto të sigurisë që BE-ja ka zhvilluar me rajonin.

Varhaji shtoi se sot po bëhet një tjetër hap përpara për Konventën me nënshkrimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së dhe automjeteve të regjistruara ndërmjet gjashtë shteteve anëtare dhe gjashtë vendeve fqinje.

Në video fjalimin, Varhei bëri thirrje për rezultate pozitive në hetimet penale, ndjekjet penale dhe dënimet për krime të rënda.

Sipas Varheit, për shkak të globalizimit të kërcënimeve të sigurisë, të gjitha vendet duhet të përshtaten vazhdimisht me të gjitha ndryshimet, të sigurojnë kufijtë e tyre dhe të luftojnë krimin transnacional, krimin e organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizmin.

“Të gjitha këto kërcënime mund t’i zgjidhim së bashku vetëm me përpjekje të përbashkëta. Nëse policia dhe agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion”, tha Varhei.

Ai ndër të tjera informoi se në BE ka projekte që kanë të bëjnë me bashkëpunimin policor ndërkufitar dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, në vlerë totale prej 32 milionë euro për Ballkanin Perëndimor dhe 11 milionë euro në vendet e tjera lindore.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin tha se ishte i befasuar këndshëm dhe i impresionuar nga rezultatet e gjurmimit të trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm.

“Arrestimi i 330 të dyshuarve dhe nisja e 37 hetimeve të reja realisht i kanë tejkaluar pritshmëritë tona dhe atë që është arritur në vitin 2019, kur kemi pasur 166 arrestime”, tha ai, duke shprehur shpresën se në ciklin e ri Impakt rezultatet do të jenë edhe më të mira.

Ne, siç theksoi Varheji, do të vazhdojmë të zhvillojmë partneritetin tonë, përmes procesit të anëtarësimit në BE në fushat e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Presim që të bëhet përparim vërtet i madh në përafrimin me politikat dhe praktikat e ndjekjes penale të BE, veçanërisht në drejtim të bashkëpunimit policor”, tha Varheji.

Në mbledhjen e Konventës foli edhe ministrja e Brendshme italiane, Lucana Lamorgeze, e cila ndër të tjera theksoi se do të vazhdojë mbështetjen për politikat e migracionit dhe sigurisë, si dhe pritshmërinë legjitime për njohjen e përpjekjeve të realizuara.

Ajo falënderoi për përpjekjet e bëra në fushën e parandalimit dhe luftës kundër dukurive kriminale.

“Shpresoj që sa më shpejt të gjithë do të mund të jemi formalisht pjesë e familjes evropiane dhe me vendosmëri të fortë për të vazhduar bashkëpunimin”, tha ministrja Lamorgeze, e cila sot do të ketë takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button