RMV, sot dhe nesër do të mbahet panairi i parë digjital për arsimin e mesëm profesional

Sot dhe nesër për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet Panairi Digjital për arsimin e mesëm profesional, ku do të marrë pjesë  ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska. Rreth 19 mijë nxënës të klasave së nënta  pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti, qëllimi kryesor i të cilit është të informojë në kohë nxënësit se çfarë ofrojnë shkollat ​​e mesme në vend, mundësitë e bursave, programet mësimore, trajnimet praktike, por edhe cilat janë përfitimet dhe përparësitë nga arsimi i mesëm profesional, transmeton Portalb.mk.

“Me Panairin Digjital, përveç që ju jepet mbështetje  nxënësve dhe prindërve të tyre në zgjedhjen e profesionit  që është një vendim i rëndësishëm jetësor, mbështet edhe shkollat, por edhe kompanitë vendore dhe të huaja të cilat në mënyra të ndryshme janë të  përfshira  drejtpërdrejti në procesin arsimor”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit.

Panairi Digjital organizohet nga projekti Edukimi për punësim në Maqedoninë e Veriut dhe Qendra Maqedonase për edukim qytetar, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe Ambasadës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button