Nuk ka dëshmi se vaksina e Pfizer shkakton mpiksje të gjakut

Nuk ka asnjë dëshmi që vaksina Pfizer dëmton gjakun e njeriut dhe e pengon gjakun të transportojë oksigjen përmes qarkullimit të gjakut. Konsensusi i komunitetit mjekësor që trajton pacientët me Kovid nuk korrespondon me këtë pretendim. Deri më 4 nëntor të këtij viti, janë aplikuar më shumë se 245 milionë doza të vaksinës Pfizer dhe as FDA dhe as CDC nuk kanë lëshuar një paralajmërim ose ndonjë raport tjetër për trombe të mundshme të gjakut ose mpiksje të mundshme të shkaktuar nga vaksina e Pfizer, shkruan Vërtetmatësi.

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se vaksina kundër Kovid është një “vdekje e heshtur“. Në postim është shpërndarë një foto nga një artikull i publikuar në portalin “Kollovrt”, në të cilin vazhdimisht shpërndahen dezinformata kundër vaksinimit. Në titullin në kuadër të postimit thuhet:

Një mjek testoi vaksinën e Pfizer kundër Kovidit 19 në mostra të gjakut të njeriut dhe ajo që zbuloi ishte më e keqe se makthi më i keq.

Mjeku në fjalë, Robert Fleming, është një figurë kontroverse. Në vitin 2018, Boston Globe shkruan se Fleming ka një dosje të ndotur të një shkencëtari. FDA ia ka ndaluar bashkëpunimin  me këdo që ka licencë nga FDA ose që ka dhjetë vjet që aplikon për të, për shkak se personi në fjalë kryer dy krime në të kaluarën, duke përfshirë edhe mashtrimin.

Fleming, sipas artikullit në postimin që po shqyrtojmë, ka testuar se si duket nën mikroskop gjaku në të cilin nuk ka një vaksinë Pfizer kundër Kovidit dhe si duket gjaku në të cilin ka një vaksinë Pfizer. Sipas asaj që është shkruar, në pjesën ku vaksina nuk ka depërtuar gjaku është i pasur dhe i kuq, por në vendet ku ka vaksinë gjaku është më i rrallë dhe është i zbehtë, kështu që humbet ngjyrën e kuqe. Kjo ngjyrë e kuqe vjen nga oksigjeni në të, pra hemoglobina, përfundon Fleming dhe shton se:

Gjaku që rrjedh nëpër trupin e njeriut, kur në të shtohet vaksina Pfizer, do humbasë stabilitetin për të bartur oksigjenin jetëdhënës nga mushkëritë në të gjithë trupin.

Sipas tekstit të shpërndarë në postim, kjo gjë do të shkaktonte mpiksje të gjakut.

Por, nuk ka asnjë dëshmi që vaksina Pfizer dëmton gjakun e njeriut dhe e pengon gjakun të transportojë oksigjen përmes qarkullimit të gjakut. Konsensusi i komunitetit mjekësor që trajton pacientët me Kovid nuk korrespondon me këtë pretendim.

Për shembull në „Zhurnalin e autoimunitetit“, аutorë të studimit nga muaji gusht i vitit 2021 për vaksinën e Pfizer theksojnë se nuk shkakton trombe. Ky punim, sipas Bibliotekës Nacionale Amerikane të mjekësisë, është cituar edhe në shtatë punime të tjerë. Zëdhënësi i Pfizer për verifikuesit e huaj të fakteve, në pyetjen nëse vaksina e Pfizer kundër Kovid-19 shkakton mpiksje të gjakut, më 4 nëntor u përgjigj se nuk ka dëshmi që sugjerojnë për një gjë të tillë.

Krijimi i trombeve nuk është në listën e efekteve serioze të padëshiruara të vaksinës së Pfizer në faqen e Qendrës për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC). FDA dhe CDC janë përgjegjëse për monitorimet afatgjate të efekteve të padëshiruara të vaksinave kundër Kovid-19. Në uebfaqen e FDА për sigurinë e vaksinës, krijimi i trombeve nuk përmendet si efekt i padëshiruar potencial i vaksinës së Pfizer.

Vërtetesit e huaj të fakteve, gjithashtu shkruajnë se në eksperiment nuk është përdorur mikroskop elektronik me rezolucion të lartë.

Deri më 4 nëntor të këtij viti, janë aplikuar më shumë se 245 milionë doza të vaksinës Pfizer dhe as FDA dhe as CDC nuk kanë lëshuar një paralajmërim ose ndonjë raport tjetër për trombe të mundshme të gjakut ose mpiksje të mundshme të shkaktuar nga vaksina e Pfizer.

Dr. Walter Ollerstein, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Emary, thotë se ai nuk është në dijeni të ndonjë problemi me mpiksjen e gjakut pas pranimit të vaksinës Pfizer, e as që ka hasur ndonjë studim shkencor mjekësor mbi mpiksjen e gjakut të shkaktuar nga vaksinat mARN (deklarata mund të dëgjohet në këtë link).

Profesori Tom Wingfield nga Universiteti i Liverpulit, për Reuters tha se hulumtimi aktual nuk vërtetoi ndonjë lidhje midis vaksinave mARN kundër Kovidit dhe mpiksjes së gjakut.

I inkurajoj fuqishëm të gjithë të vijnë dhe ta pranojnë këtë vaksinë jetëshpëtuese, thotë ai.

Sipas tij, trombet në tru ndodhin me një normë prej 5 deri në 16 raste në një milion njerëz në vit. Raportet nga Agjencia Rregullatore e mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se pas dozës së parë të vaksinës AstraZeneka, incidenca e mpiksjes së gjakut është 14,9 raste në 1 milion, dhe pas dozës së dytë 1,8 raste në 1 milion.

Por për vaksinën Pfizer, kjo nuk është theksuar si një nga efektet anësore.

Për shkak të fakteve të lartëpërmendura, ne vlerësojmë se nuk ka asnjë dëshmi që vaksina Pfizer shkakton mpiksje të gjakut.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button