Një kamion i Maqedonisë së Veriut është rrokullisur në autostradë në Kroaci

Kamioni me rimorkio për transport të veturave të tjera është rrokullisur në pjesën jugore të autostradës Bregana – Lipovac të Kroacisë, shkruan 24 saata.hr, njofton Portalb.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17, kur kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut është rrokullisur, si pasojë kanë rënë vetura që ka qenë duke i transportuar.

Komunikacioni në autostradë është mbyllur për qarkullim në drejtimin lindor dhe është rikahëzuar. Shoferi i kamionit është lënduar dhe në rrjedhë është hetimi policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button