fbpx

U dogj një autobus i NQP-së në Aerodrom, nuk ka të lënduar

Një autobus dykatësh i NQP-së sonte është kapluar nga zjarri në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në Shkup, në afërsi të “Rade Konçar”, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, ku ndodhet mototi dhe ka përfshirë një pjesë të instalimit. Megjithatë, siç thonënga Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, shpejtë është intervenuar dhe zjarri është shuar derisa ka qenë në fazën fillestare. Denoncimi për zjarrin tek zjarrfikësit e Shkupit ka mbërritur në orën 18:50.

Sipas informatave nga shërbimi zjarrfikëse dhe nga MPB-ja, nuk ka të lënduar në zjarr.

“Nga ana e stacionit policorë ‘Aerodrom’ kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast është konstatuar se është kapluar nga zjarri në një autobus në pjesën e pasme tek motori. Nga ana e Shërbimit zjarrfikës është shuar zjarri. Nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button