Një shqiptar hedh shortin e Botërorit të klubeve

Me suksesin e Palmeiras në Copa Libertadores për të dytin vit radhazi janë përcaktuar edhe 7 skuadrat që do të duelojnë mes tyre për Botërorin e Klubeve 2021 në turneun që do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 3 deri në 12 shkurt të vitit të ardhshëm. Në Zurich të Zvicrës ai që përzgjodhi goglat ishte një shqiptar pikërisht ish-mesfushori i Bolognas dhe përfaqësueses zvicerane Blerim Dzemaili i cili tashmë në moshën 35-vjeçare luan në Zvicër me Zurich, raporton SS.

Ndeshja hapëse ajo e raundit të parë të Botërorit të klubeve do të jetë sfida mes vendasve të Al Jaziras dhe skuadrës nga Zelanda e Re Auckland City që rregullisht fiton Champions e Oqeanisë.  Në raundin e 2-të pikërisht në çerekfinale një nga sfidat do të jetë ajo mes egjiptianëve të Al Ahly që kanë fituar Championsin afrikan dhe meksikanëve të Monterrey ndërsa çerekfinalja tjetër do të jetë mes arabo-suaditëve të Al Hilal dhe fitueses së çiftit Al Jazira-Auckland City.

Në gjysmëfinale do të hynë në lojë dy skuadrat më të kuotuara për të fituar trofeun Chelsea dhe Palmeiras. Blutë e Londrës do të sfidojnë fituesen e çiftit Al Hilal-Al Jazira ose Auckland City ndërsa Palmeiras do të ketë përballë një mes Al Ahly dhe Monterrey. Më poshtë keni edhe shortin e plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button