Të enjten në Shkup planifikohet sjellja e viktimave të tragjedisë që ndodhi në Bullgari

Ministri për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka paralajmëruar që të enjten pritet sjellja e viktimave që humbën jetën në tragjedinë që ndodhi në Bullgari pas aksidentit rrugor të autobusit të mbushur me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov përgjegjës për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se sjellja e kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021”, njoftoi ministri Osmani.

Ai sqaroi që transporti do të bëhet me aeroplan, për t’i dorëzuar pastaj te familjarët.

Ndryshe në aksidentin e autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, ndërruan jetë 45 persona dhe shtatë të tjerë mbetën të lënduar. Fillimisht autoritetet bullgare konfirmuan se në fatkeqësi kanë ndërruar jetë 44 persona dhe jo 46 siç raportuan paraprakisht, ndërkaq theksuan se kishin shpëtuar 8 persona kanë shpëtuar – prej tyre 7 janë lënduar dhe 1  nuk dihej se ku është. Megjithatë, një ditë më pas, gjatë kontrollit shtesë të autobusit u gjet edhe një trup i pajetë, duke u konfirmuar se numri i viktimave është 45. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme tjera lidhur me këtë temë:

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button