Mbaroi takimi Zaev – Gashi, Qeveria njoftoi për detaje të takimit

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi, e kanë mbyllur takimin e sotëm duke njoftuar që kanë arritur marrëveshje për qeverisje në bazë të programit, duke sqaruar që në vazhdim do të bisedojnë për kuadrot, transmeton Portalb.mk.

“Jemi dakorduar për aspektet e programit për bashkëpunim të mundshëm, në rrjedhë janë konsultimet për zgjidhjen e kuadrit dhe pozicionet për përgjegjësitë që duhet të merren para qytetarëve”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar që kanë filluar bisedimet edhe për pozitat e ministrit, zv.ministrit dhe pozitave tjera.

Në Klubin e Deputetëve u zhvillua takimi i dytë me radhë ndërmjet Zaevit dhe Gashit për riformulimin e Qeverisë. Në këtë takim, raportohet që janë për stabilizimin e institucioneve, gjendja me Kovid-19, krizën energjetike dhe vazhdimin e reformave dhe kursin evropian.

“Në ditët e ardhshme, do të vazhdojë konsultimi te partitë, për të vazhduar edhe një takim i ri punë ndërmjet kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Gashi”, njoftojnë nga Qeveria.

Kujtojmë se, pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, vendi u fut në krizë politike, pasi Pas kësaj, opozita maqedonase dorëzoi iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button