fbpx

Rritja e pagës për policët, uniforma të reja dhe përmirësim i kushteve, temë e diskutimit ndërmjet Spasovskit dhe sindikatës

Në takimin e sotëm ndërmjet ministrit Oliver Spasovski dhe kryesindikalistit të Policisë, Marjan Kicev, u diskutua buxheti dhe planet për furnizimin e punonjësve policorë, duke filluar me uniformat e reja dhe rritjen e rrogës për pesë përqind, transmeton Portalb.mk.

Rritja e pagës 5 përqind për punonjësit policor, renovimi i stacionet policore, nisja e ndërtimit të SP Aerodrom, rekonstruimi i Qendrës për trajnim në Idrizovë dhe Repartit për çështje të qytetarëve, janë disa nga çështjet që u diskutuan, si çështje të përfshira në propozim-buxhetin e vitit 2022.

Në këtë propozim, planifikohet që në vitin e ardhshëm asnjë objekt i MPB-së nuk do të ngrohet me lëndë djegëse të forta. Gjithashtu në këtë takim u njoftua për blerjen e uniformave të reja, duke paralajmëruar që deri në janar të 2022 do të jenë të shpërndara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button