Nesër mbaron afati për studentët për të aplikuar për mbështetje financiare për ushqim

Studentët e Maqedonisë së Veriut kanë mundësi deri nesër të aplikojnë për mbështetjen financiare për ushqim, mundësi që nuk kanë mundësi ta shfrytëzojnë në konkurset e mëparshme, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon  se deri më 30 nëntor mund të riaplikojnë për ushtrimin e të drejtës së racionit të subvencionuar për studentë. Mund të aplikojnë të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për racionin të subvencionuar për studentë, të cilët nuk kanë aplikuar dhe/ose nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e parë dhe të dytë”, deklarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Aplikimi bëhet përmes formës elektronike në adresën https://e-uslugi.mon.gov.mk., përmes së cilës studentët do të mund të përfitojnë të drejtën për të fituar mbështetje financiare nga nëntë muaj nga 2 400 denarë për të blerë ushqime.

“Të drejtën e racionit të subvencionuar për studentë deri më tani e kanë ushtruar 18.105 studentë, të cilëve u transferohen rregullisht mjetet në llogaritë rrjedhëse personale”, sqarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button