Gruevski u dënua me 1.5 vjet burg, e konfirmoi Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin prej 1.5 vjet për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në lidhje me rastin “shuplaka” para Komunës Qendër, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Me këtë, Apeli e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale.

Pala mbrojtëse ka kërkuar në Gjykatën e Apelit anulimin e aktgjykimin me numër 1904/16 nga data 29 shtator 2020, duke i vlerësuar sit ë pabaza. Përveç Gruevskit, në këtë rast janë të dënuar me “dënim me kusht” edhe gjashtë persona tjerë.

Ndryshe, Gruevski është I dënuar edhe me 2 vjet burg për rastin “Tank” në lidhje me blerjen e veturës luksoze “Mercedes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button