fbpx

Tetovë, u ndërpre përsëri transporti publik

Autobusët ndaluan së qarkulluari në qytet dhe tani gjinden në parking. Kjo është hera e dytë që ndërpritet transporti publik në Tetovë që nga lëshimi i tyre në funksion në mes të muajit gusht. Arsyeja se pse autobusët ndaluan së qarkulluari nuk dihet ende, nga Komuna e Tetovës thanë se nesër do të ketë përgjigje zyrtare, shkruan Portalb.mk.

Pesë autobusët e transportit publik ndaluan së qarkulluari dhe tani gjenden në parking. Sipas informatave jozyrtare kjo pritet të zgjas disa ditë. Portalb.mk kontaktoi me Komunën e Tetovës për arsyet se pse u ndërpre transporti publik, por nga atje thanë se nesër do të kemi përgjigje zyrtare.

Për momentin funksiononte vetëm linja numër një, por edhe kjo u ndërpre.

Në fotografinë më poshtë shihen të pesë autobusët e parkuar, të cilët tani do të duhej të ishin në qarkullim.

29.11.2021 ora: 16:50, autobusët e Tetovës në parking, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
29.11.2021 ora: 16:50, autobusët e Tetovës në parking, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

 

NP “Tetova Transport”, juridikisht e themeluar, realisht nuk ka të punësuar

Transporti publik i Tetovës, që nga lëshimi në funksion i saj vazhdimisht po përballet me sfida të ndryshme. Vetëm para dy javëve transporti publik ndaloi së funksionuari, arsyeja e ndërprerjes së katër linjave ishte ndërprerja e furnizimit me naftë nga pompa e benzinës. Më pas u vendos që të funksionojë vetëm linja numër njëm por sot asnjë prej tyre nuk është në qarkullim.

Kasami para disa ditëve tha se transporti publik është një nga shkeljet eklatante të menaxhmentit të kaluar. Për momentin me këtë ndërmarrje vazhdon të udhëheq Darko Spirovski.

“Ndërmarrja e transportit publik juridikisht është e themeluar, realisht nuk ka asnjë të punësuar dhe gjitha veprimet bëhen në kundërshtim me ligjet edhe aty pres që të më japë raport drejtori i cili nuk e din në çfarë pozite është sepse nuk është i punësuar atje, është i punësuar në komunë. Gjithë të punësuarit janë në komunë dhe funksionojnë në kuadër të ndërmarrjes, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse pres një raport të detajuar për të cilin do të informoj mediat.” tha Kasami.

Ndërkaq, edhe vetë drejtori i kësaj ndërmarrjeje e ka konfirmuar për Portalb.mk se kanë shumë sfida përpara sepse janë ndërmarrje e re.

Ndryshe, autobusët e transportit publik të Tetovës u lëshuan në përdorim në mes të muajit gusht. Megjithatë, problemi me kaosin në komunikacion në këtë qytet ende nuk është zgjidhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button