U arrestuan tre persona për publikim të videove me kërcënime të rreme

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas publikimit të dy videove në “Tik Tok” me siç u konstatua më vonë, kërcënime të rrejshme për sulm të mundshëm terrorist në një qendër tregtare në Shkup më 28.11.2021 në ora 19:00, Ministria ka marrë masat përkatëse, transmeton Portalb.mk.

“Janë marrë masat e nevojshme të sigurisë, si dhe janë identifikuar personat, krijuesit e mundshëm të videove false. Është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit është dhënë urdhër për kontroll në shtëpinë e N.S. në fshatin Studeniçan dhe U.I. në Shkup. Gjatë kontrollit në lokacionin e dytë u gjetën pajisje dixhitale përmes të cilave publikoheshin videot false.Janë ndaluar N.S, U.I, si dhe djali i tij A.I. Në bisedë zyrtare, A.I. pranoi se ai kishte bërë dhe postuar video të rreme. Pas dokumentimit të rastit, në prokurorinë kompetente do t’i dërgohet parashtresa përkatëse.” thanë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button