Euroambasadori Geer: Nevojiten politika gjithëpërfshirëse për përballjen me ndryshimet klimatike

Zëvendëskryeministri për çështje evripiane, Nikolla Dimitriv dhe euroambasadori, David Geer, promovuan sot fushatën e re “BE për ty”, të fokusuar në marrëveshjen e gjelbërt evropiane, transmeton Portalb.mk

Dimitrov në fjalimin e mbatjur me këtë rast, theksoi se përballja e përbashkët me ndryshimet klimatike është shprehje e partneritetit strategjik të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor me çka specifika e këtyre dukurive është një argument më shumë për nevojën për të ecur përpara në procesin e qasjes dhe afrimit standardeve evropiane.

“Ndryshimet klimatike dhe pasojat e tyre nuk njohin kufi as dallim në statusin e e anëtarësimit dhe statusit kandidat, por kërkojnë aksion të përbashkët dhe solidaritet dhe konfirmojnë se evropianizinu është i rëndësishëm dhe i nevojshëm edhe për vendet kandidate edhe për Bashkimin Evropian. Marrëveshja e gjelbër është shprehje e BE-së si aktor global të ndërmarrë përgjegjësi, të udhëheq dhe të jetë forcë e cila tërheq për mirë dhe për ndryshume pozitive. Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor mund të bëhet realitet përmes zbatimit të duhur të planit aksional në nivel nacional por edhe lokal, sepse kjo është njëra ndër ato çështjet rreth së cilave duhet ta tejkalojmë veten në aspkektin politik dhe të veprojmë së bashku”, deklaroi Dimitrov.

Ndërkohë, euroambasadori Geer theksoi se, Bashkimi Evropian mund të ndihmojë me ofrimin e ekspertizave dhe këshillave dhe me financim të konsiderueshëm në kuadër të instrumenteve me të cilat disponon.

“Ndryshimet klimatike nuk mund të tejkalohen përmes iniciativave të ndara – Bashkimi Evropian është i gatshëm të bëjë më shumë, por nevojitet politika gjithëpërfshirëse, me përkushtim të fuqoshëm politik dhe kapacitete adekute administrative në nive nacional dhe lokal, me përfshirjeb e qytetarëve dhe të iniciativave burimore”, tha Geer.

Kjo fushatë ka për qëllim të ngrit vetëdijen për marrëveshjen e gjelbër evropiane fhe qëllimkn kyç të saj – të arrijë zero emetime neto të gazrave serë deri në vitin 2050, me çka Evropa do të bëhet kontinenti i parë klimatik neutral, ndërsa Maqedonia e Veriut është e përfshirë në agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Procesit të Berlkmit në Sofje në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button