Rigjykim për ish-drejtorin e ELEM-it Dejan Boshkovski – Apeli e ka rrëzuar dënimin me tre vjet burg për prokurim të paligjshëm

Nga fillimi do të gjykohet ish-drejtori i EMV (ish- ELEM) Dejan Boshkovski, i cili në dhjetor të vitit 2019 fillimisht u dënua me tre vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtarenë lidhje me prokurimin e softuerit për ndërmarrjen shtetërore. Bëhet fjalë për rastin “Tarifa” i ish- Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Portalb.mk.

Gjykata Themelore Penale sot ka njoftuar se Gjykata e apelit e ka rrëzuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Boshkovski dhe dy koordinatorë të tjerë të akuzuar të projektit u akuzuan nga PSP se kanë shpenzuar pothuajse 4 milionë euro në një tender ilegal me dokumentacion jo të plotë për prokurimin e softuerit për ELEM-in. Jo vetëm që tenderin e fitoi një kompani me dokumentacion të parregullt, por softueri i shtrenjtë asnjëherë nuk u implementua, gjegjësisht nuk u vendos në funksion. Kurse, 90% e fondeve i janë paguar në tre vitet e para të blerjes së softuerit të papërdorshëm.

Të akuzuarit për softuerin e pa instaluar, kanë shpenzuar 456.560 euro të tjera për mirëmbajtjen e tij dhe 16.800 euro të tjera për certifikatën për përdorim të modulit. Kontrata me furnizuesin është pezulluar, garancia bankare është aktive për borxhet e mbetura për softuerin e padobishëm të EMV-së. Softueri në EMV duhej të implementohej jo më vonë se viti i dytë i prokurimit.

Boshkovski është bashkëshorti i ish-zëvendësministres së Drejtësisë nga VMRO-DPMNE. Ajo akuzohet në çështje për parregullsi zgjedhore dhe një shoqatë kriminale të quajtur “Titanik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button