Edhe tre të lënduar nga aksidenti i autobusit në Bullgari do të mbërrijnë sot në Maqedoni

Edhe tre të tjerë nga shtatë të mbijetuarit e aksidentit të autobusit në Bullgari sot do të arrijnë në vend, pasi të shtunën dy nga të lënduarit janë shtruar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë pritjes së dy të mbijetuarve të parë të shtunën, tha se sot duhet të arrijnë edhe tre të mbijetuar të tjerë, të cilët janë në gjendje stabile.

“Të gjithë janë në gjendje stabile dhe të gjithë kanë lëndime të lehta, përveç një pacienti që ka bërë dy operacione, një për shkak të thyerjes së këmbës dhe një tjetër për shkak të diçkaje më serioze, thyerje të dy vertebrave.  Edhe ai është në gjendje stabile, kështu që të gjithë të tjerët kanë lëndime që janë në fushën e kirurgjisë plastike – prerje, mavijosje, përderisa ai pacienti në sferën e traumatologjisë”, tha Filipçe në pritjen e dy të mbijetuarve të parë të aksidentit me autobus në Bullgari.

Dy të mbijetuarit e parë të aksidentit me autobus në Bullgari janë hospitalizuar të shtunën në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup. Në një deklaratë për media, Filipçe njoftoi se gjendja e tyre është stabile dhe se do të mbahen për trajtim në Klinikën për kirurgji plastike dhe rekonstruktive.

“Pacientët do të mbahen nën vëzhgim dhe varësisht se sa do duhet të qëndrojnë do të hospitalizohen, pas së cilës do të bëhet vlerësimi për t’u liruar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi”, shtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ndryshe në aksidentin e autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, ndërruan jetë 45 persona dhe shtatë të tjerë mbetën të lënduar. Fillimisht autoritetet bullgare konfirmuan se në fatkeqësi kanë ndërruar jetë 44 persona dhe jo 46 siç raportuan paraprakisht, ndërkaq theksuan se kishin shpëtuar 8 persona kanë shpëtuar – prej tyre 7 janë lënduar dhe 1  nuk dihej se ku është. Megjithatë, një ditë më pas, gjatë kontrollit shtesë të autobusit u gjet edhe një trup i pajetë, duke u konfirmuar se numri i viktimave është 45. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme tjera lidhur me këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button