fbpx

Pyetje pa përgjigje nga komunat: Sa drunj do të mbjellin për të parandaluar ndryshimet klimatike

Një nga çështjet më të ngutshme në botë nuk është vetëm se deri në çfarë mase vendet me planet e tyre kombëtare të aksionale për klimën do të mund të reduktojnë emetimet e gazeve serrë, por edhe deri në çfarë mase autoritet lokale dhe palët e tjera të interesuara në shoqëri do t’i bashkohen autoriteteve qeveritare në ndalimin ngrohjes globale dhe respektimin e Paktit klimatik nga Glasgou dhe Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Për të kontribuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike, autoritetet lokale në Paris njoftuan këtë vjeshtë se kanë plan të detajuar për mbjelljen e drunjve të rinj në kryeqytetin francez. Deri në vitin 2026, në Paris do të mbillen 170.000 drunj në çdo vend të mundshëm ku ka hapësirë ​​për këtë qëllim, nga parqet, sheshet dhe rrugët ekzistuese, deri te autostradat urbane rreth kryeqytetit francez.

Përveç kësaj, autoritetet lokale të Parisit u zotuan para opinionir që të vazhdojnë të kujdesen për 200.000 drunjtë ekzistuese që ndodhen në territorin e tyre. Që nga viti 2014, ekziston sistemi i automatizuar i Fondit të drunjve  të Parisit, i cili monitoron çdo vit gjendjen e çdo druri në qytet, bazuar në identifikimin digjital të këtij thesari natyror.

Duke ndjekur këtë shembull pozitiv, qytetet e tjera evropiane po konkurrojnë me njëri-tjetrin për të bërë plan më ambicioz për rritjen e hapësirave të gjelbra në territoret e tyre, me qëllim që të kontribuojnë në uljen e ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Pemët thithin vetëm gazrat e dëmshëm që lëshohen në atmosferë. Ndaj Agjencia e lajmeve Meta vendosi të pyesë disa prej autoriteteve komunale nga qytetet më të mëdha të vendit se çfarë planifikojnë të marrin si kontribut për mbjelljen e drunjve të rinj dhe mirëmbajtjen e fondit ekzistues të drunjve që disponojnë.

Pyetjet janë dërguar më 15 nëntor në Qytetin e Shkupit, Komunën e Manastirit dhe Komunës së Kumanovës, kurse përgjigje morën vetëm nga autoritetet lokale të Manastirit. Përpjekje për të rënë në kontakt janë bërë edhe përmes telefonit me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Kumanovës, por përkundër premtimeve për përgjigje, nuk është arrirë të zbulohet se sa drunj do të mbillen nga ana e tyre në 4 vitet e ardhshme.

Gjithashtu, nga Qyteti i Shkupit nuk dhanë përgjigje nëse dhe kur planifikojnë të përmirësojnë Kadastrën e gjelbër ekzistuese, por edhe nëse është e mundur që kryeqyteti të marrë identifikim digjital për fondin e drunjve, gjë që do të përmirësonte njohuritë për gjendjen e drunjve ekzistues në territorin e saj.

Nga Komuna e Kumanovës, nga ana tjetër, nuk janë përgjigjur në pyetjen nëse dhe kur planifikojnë të fillojnë regjistrimin e drunjve në territorin e komunës më të madhe në vend, ndërsa nuk u kuptua se sa drunj planifikojnë të mbjellin në periudhën deri në vitin 2025.

Nga Komuna e Manastirit për Metën thonë se janë në fazën e prokurimit publik për përgatitjen e Kadastrës së gjelbër, e cila do të bëjë inventarizimin e drunjve në territorin e komunës së tyre.

Synimi i vetëqeverisjes së re lokale në Manastir është që në 4 vitet e ardhshme të zgjerojë sipërfaqet e gjelbra, veçanërisht në periferi dhe kodrat përreth, si: Bilbil Kamen, Kërkardash dhe vende të tjera. Aksionet për mbjelljen e drunjve do të realizoheshin në bashkëpunim me ndërmarrjet “Komunalec”, “Pyjet e Maqedonisë”, donatorë dhe shoqata qytetare.

“Për momentin po përgatiten edhe draft programet dhe projektbuxheti, të cilat duhet të miratohen nga Këshilli i Komunës së Manastirit dhe të zbatohen në periudhën e ardhshme. Gjatë përgatitjes së dokumentacionit, pikënisje bazë është gjendja e mjedisit jetësor, kërkesat e qytetarëve, por edhe obligimet që burojnë nga dokumentet strategjike të miratuara në nivel lokal apo qendror”, thonë nga Komuna e Manastirit.

Vitin e ardhshëm do të ketë masa edhe në fushën e pyllëzimit, si dhe masa të tjera që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësor, premtojnë autoritetet komunale të Manastirit.

Përndryshe, në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP 26), të mbajtur në Glasgow në nëntor, më shumë se 100 liderë botërorë, përfshirë Brazilin, territori i së cilës ndodhet Amazona, ranë dakord të parandalojnë shpyllëzimin deri në vitin 2030, por edhe se do të marrin masa për të riparuar dëmet ekzistuese duke rivendosur gjendjen e mëparshme me fondin pyjor. Përveç kësaj, 19.2 miliardë dollarë u janë dhënë vendeve në zhvillim në COP 26 për të parandaluar shpyllëzimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button