Po mbahet takimi i dytë Zaev-Gashi, për të biseduar rreth hyrjes së Alternativës në qeveri

Ka filluar takimi mes kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetarit në dorëheqje të LSDM-së, Zoran Zaev për të biseduar nëse opozitarja Alternativa do t’i bashkëngjitet pushtetit, njofton Portalb.mk.

Gashi, para takimit tha se do të bisedojnë me Zaevin për kritere politike, ndërkaq më pas për ministritë.

“Do të shohim se çfarë koncepti kanë kryeministri dhe partnerët e tij dhe çfarë presin si kontribut prej nesh në qeverinë e ardhshme. Nëse arrijmë që të arrijmë koncept të ri, me ndryshime më të mëdha, mendoj se Alternativa është e gatshme të ndihmojë. Me rëndësi është që të flasim për kritere politik, ndërkaq pastaj, ajo është pjesa e dytë, që është sekondare për ne dhe shumë më e parëndësishme”, tha Gashi para takimit.

Kryesia Qendrore e Alternativës të premten e autorizoi Gashin, që të fillojë me bisedimet me aktorët politik, kryeministrin dhe eventualisht mandatarin e ri që të shihet se si është koncepti i tyre për dalje nga kriza politike

Në seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së, që është mbajtur gjithashtu të premten, u konstatua dorëheqja e kryetarit të deritanishëm të LSDM-së, Zoran Zaev, por i është dhënë legjitimitet që t’i udhëheqë bisedimet për shumicën parlamentare.

Zaev në një deklaratë për TV Telma, në lidhje me atë nëse do të tërhiqet nga funksioni i kryeministrit ose do ta dëgjojë kërkesën e partnerit të tij të koalicionit BDI që ta mbarojë mandatin deri në vitin 2024, u përgjigj se gjithçka do të varet nga bisedimet me Alternativën dhe Bullgarinë.

“Fillimisht duhet që të mbarojnë bisedimet për shumicë parlamentare me Alternativën. Nëse ajo mbarohet dhe nxirret publikisht, do të bëhet vlerësim me shumicë stabile dhe të rritur, kur të hyhet në Kuvend me procedurë për zgjedhje të Qeverisë me Alternativën, a në varësi nga bisedimet me Bullgarinë. Një prej arsyeve më të rëndësishme që Alternativa do të hynte në Qeveri është që të sigurojë shumicë stabile për shkak fillimit të bisedimeve me BE-në”, deklaroi Zaev.

LSDM do të zgjedh kryetar të ri m12 dhjetor.

Parta opozitare VMRO-DPMNE-ja për zgjedhjen e liderit të ri të LSDM-së thanë se nuk do të zgjedhin lider të ri, por vazhdimin e zaevizmit. Nga atje thanë se nuk mjafton që Zaevi të mos jetë Kryeministër dhe lideri i LSDM-së, por se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri e re, që sic thonë, gjërat të ndryshojnë në mënyrë thelbësore.

Kujtojmë se, pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, vendi u fut në krizë politike, pasi Pas kësaj, opozita maqedonase dorëzoi iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button