Itali, u konfirmua varianti i ri i COVID-19 “Omicron”

Italia konfirmoi të shtunën rastin e parë të variantit të ri të COVID-19 “Omicron”, i zbuluar së fundmi në Republikën e Afrikës së Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se pacienti, i vaksinuar plotësisht, u kthye në Itali nga Mozambiku pak ditë më parë.

Si masë paraprake, personat që kanë qenë në kontakt me pacientin janë në izolim.

Italia të shtunën regjistroi 12.877 raste të reja të koronavirusit dhe 93 vdekje.

Disa vende në mbarë botën kanë ndaluar fluturimet nga më shumë se gjysma e vendeve jugoafrikane, përfshirë Afrikën e Jugut, Namibinë, Botsvanën, Zimbabvenë, Mozambikun, Lesoton dhe Eswatinin, nga frika e përhapjes së varianti të ri të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të premten e shpalli variantin e ri të COVID-19 “një variant shqetësues” dhe e quajti atë “Omicron”. OBSH-ja ka njoftuar se ky variant ka një numër të madh mutacionesh, është i transmetueshëm dhe mund të jetë më i aftë në shmangien e masave të shëndetit publik, përfshirë vaksinat.

Varianti i ri u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut të mërkurën ndërsa u zbulua gjithashtu në Botsvana, Hong Kong dhe Belgjikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button