Holandë, varianti “Omicron” i COVID-19 u zbulua te 13 persona

Në Holandë varianti i ri “Omicron” i COVID-19 është zbuluar tek 13 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Shtetëror i Shëndetësisë dhe Mjedisit (RIVM) i Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se 13 personat e përcaktuar me variantin “Omicron” kanë ardhur në Holandë më 16 nëntor nga Afrika e Jugut.

Më tej theksohet se më 26 nëntor, 624 udhëtarë që mbërritën në vend nga Afrika e Jugut iu nënshtruan testit për COVID-19 në Schiphol dhe 61 prej tyre rezultuan pozitivë.

Mostrat e testeve të kryera iu dërguan RIVM për të përcaktuar se cilit variant të COVID-19 i përkasin dhe si rezultat i kërkimeve deri më tani varianti “Omicron” është zbuluar në 13 prej testeve pozitive.

Kërkimi ende nuk ka përfunduar dhe me shumë mundësi varianti “Omicron” mund të jetë i pranishëm tek më shumë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button