Irani: Qëllimi ynë më i madh është eliminimi i Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjeneral brigade Abolfazi Shekarchi tha se “Eliminimi i Izraelit është objektivi i tyre më i madh”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës në Agjencinë Studentore Iraniane të Lajmeve (ISNA) thuhet se Shekarchi ka folur lidhur me tensionet mes Izraelit dhe Teheranit.

“Objektivi ynë më i madh është eliminimi i Izraelit dhe nuk kemi hedhur hap prapa nga ky qëllim”, ka deklaruar Shekarchi.

Sipas tij, “vendet si Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) që ofrojnë mbështetje për Izraelin janë pjesë e këtij regjimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button