Një tërmet 7.5 ballë e goditi Perunë

Një tërmet me magnitudë prej 7.5 ballë ka ndodhur në qytetin Barranca në perëndim të Perusë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kërkime Gjeologjike e SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit 7.5 ballë ka qenë 42 kilometra në veriperëndim të qytetit bregdetar Barranca.

Pas tërmetit të regjistruar në një thellësi prej 112.5 kilometrash nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Sipas të dhënave paraprake në tërmet nuk janë shkaktuar viktima ose dëme materiale.

Peruja e cila është një prej vendeve ku regjistrohen më shumë lëvizje sizmike në botë, ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” e cila karakterizohet nga tërmete dhe vullkane të shpeshta.

Në tërmetin prej 7.9 ballësh në Peru më 15 gusht të vitit 2007 humbën jetën 595 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button